Futbolli ka ndryshuar shumë në vitet e fundit, një rol shumë përcaktues në transferimin e lojtarëve kanë marrë agjentët, shpesh duke i shtyre lojtarët të largohen falas për të përfituar më pas komisione të çmendura, rasti tipik dhe më i padëgjuar vjen së fundmi në lidhje me Kylian Mbappe.

E ardhmja e tij vijon të bëjë shumë buje, por së fundmi Le Parisen ka zbuluar një detaj shumë domethënës, njëkohësisht edhe pika kyçe e zgjidhjes së kësaj enigme. Mamaja e tij, Fayza Lamari, njëkohësisht edhe agjente e Mbappe, i ka kërkuar Real Madrid 100 milionë euro komision për të dërguar djalin e saj në kryeqytetin spanjoll.

Mbappe
Mbappe

Kjo kërkesë ka bërë që drejtuesit e Real Madrid të hezitojnë. Gjithashtu një tjetër pikë kyçe në negociata është edhe e drejta e imazhit, përfaqësuesit e Mbappe kërkojnë që lojtari të këtë 100% të drejta mbi imazhin, ndërsa Real Madrid i ofron 50%. Të njëjtën kërkesë, përfaqësuesit e Mbappe i kanë bërë edhe përfaqësueses franceze, ku edhe në këtë rast, kërkojnë 100% të drejtat e imazhit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb