TIRANË- Banorët e Nartës lëshojnë alarmin se në zonën e mbrojtur të Zvërnecit po kryhen shpime për të hapur puse të kërkimit të naftës.

Ata thonë se askush nuk i ka vënë në dijeni për këto veprime, por nga ana tjetër ekziston një vendim i marrë nga Këshilli Kombëtar i Territorit më 22 korrik 2015, vendim i cili mban firmën e kryeministrit Rama, ministrave Gjermeni, Gjiknuri si dhe Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Në mbështetje të banorëve kanë shkruar sot, Kreu i departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit në PD, Jamarbr Malltezi dhe ambientalisti Sazan Guri.

Sipas Malltezit: “Janë shkelur konventat ndërkombëtar me këtë vendim. Kjo është zonë e mbrojtur, nuk duhet të dëmtohet”. Ai shton më tej se qeveria ka firmosur marrëveshje me një firmë që nuk dihet kush është. “Kjo firmë nuk duhet lejuar këtu, do shkatqërrojnë të ardhmen për banorët”

Ndërsa ambientalisti Guri tha se, “Pusi i naftës shkakton dëm si në bujqësi ashtu edhe në peshkim”. Ai shtoi se, “Në 1987 tentuam të kërkonim natë në këtë zonë, por nuk ia dinim rëndësinë mjedisit”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: