GJIROKASTER

Kompania SHELL, e cila merret me kërkimet për naftë dhe gaz, është pritur me protesta nga banorët e Zagorisë.

Kështu, një ditë pasi kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin sipas tij inkurajues për kërkimet për naftë nga kompania SHELL, përfaqësues të kësaj të fundit kanë shkuar në Zagori.

Pavarësisht kërkesës së tyre për një dëgjesë publike, banorët e fshatin Sheper të Zagorisë kanë refuzuar të marrin pjesë në takim, ku do të flitej edhe për projektin. Ndërkohë, Bashkia Libohovë kërkoi që dëgjesa të zhvillohej.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb