DURRËS

Vijojnë kërkimet për gjetjen e anëtarëve të tjerë të familjes Lala në Kënetë të Durrësit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se deri tani janë bërë kontrolle në katin e katërt dhe të tretë. Aktualisht po bëhen kontrolle në katin e dytë ku dyshohet se janë binjaket 3-vjeçare të familjes Lala.

Dionis e Dionisa Lala, janë dy binjaket e kësaj familjeje, më e prekura nga tërmeti në Durrës. Ndërkohë qëdyshohet se janë ende 6 anëtarë nën rrënoja. Ramë Lala, rreth 17 vjeç, pjesëtar i familjes Lala, ka arritur të shpëtojë. Ai u nxor dje nga rrënojat dhe ishte relativisht në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë që motra e tij Griselda Lala ndodhet ende nën rrënoja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb