Të tjera zhvillime në lidhje me zhdukjen e avionit me të cilin udhëtonte Emiliano Sala. Sipas strukturës hetimore pranë Departamentit Britanik të Transportit, një plazh francez pranë zonës së Surainville janë gjetur mbetje të një avioni, të cilat korrespondojnë me atë të titpi “Piper PA-46 Malibu”, që udhëtonte sulmuesi argjentinas nga Nanta drejt Kardifit, përpara se të humbte çdo gjurmë mbrëmjen e 21 janarit. Bëhet fjalë për dy pjesë të ulëseve të mjetit.

Sala Kerkimet
Sala Kerkimet

“Nga një ekzaminim i shpejtë kemi përcaktuar se janë pjesë të avionit të humbur”, kanë shpejguar hetuesit britanikë. Ky zhvillim i ri ka detyruar autoritet në të dyja krahët e ngushticës së Lë Mansh të rinisin operacionet e kërkimit. Ndërkohë, një operacion i tillë vazhdon privatisht nga familjarët e Emiliano Sala.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: