Në bazë të marrëveshjes me Shqipërinë, vijojnë operacionet e kërkimit dhe zhvarrimit të trupave të ushtrisë greke të rënë gjatë operacioneve luftarake në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane. Bëhet fjalë për vitet 1940 në 1941, në zonën e Dragot (Tepelenë) Shqipëri, operacion ky që filloi më 22 janar 2018.

Deri tani janë zhvarrosur 108 trupa ende të identifikuar. Për procesin e identifikimit të eshtrave të zbuluara tashmë janë siguruar mostrat e gjakut, në bazë të të dhënave të të afërmve/pasardhësve të të rënëve, nga Departamenti i Biologjisë Molekulare në Spitalin Ushtarak në Athinë.

Tashmë janë mbledhur më shumë se 360 mostra gjaku nga e gjithë Greqia. Rezultatet e procesit të identifikimit do t’u komunikohen palëve të interesuara në një kohë të përshtatshme, shkruajnë mediat greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb