Gazetarët që po mbulojnë ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në zonën e Vainit në Lezhë janë tërhequr nga terreni ku po kryhen kërkimet. Shkak është bërë rreziku evident nga ndonjë incident i papritur, për shkak se autori i dyshuar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha dyshohet se është i armatosur.

Kjo pasi në makinën me të cilën u arratis nuk është gjetur asnjë armë. Ndërkohë policia vijon kërkimet nga ajri dhe toka për kapjen e 21-vjeçarit Aldi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: