E gjithë Shkodra çohet edhe një herë në këmbë, të gatshëm të mbështesin ekipin e tyre të zemrës, Vllazninë, në çdo formë. Me shpresën që MSH të plotësojë kërkesën e bërë nga FSHF, për të lejuar që ndeshjet në Conference League të zhvillohet me kapacitet të plotë të studimeve, me tifozë të vaksinuar, klubi shkodran ka nxjerrë prej kohësh biletat në shitje me shpresën që “Loro Boriçi” edhe një herë të kthehet në lojtarin e tyre të 12-të për të synuar një tjetër mrekulli, këtë herë kundër AEL Limassol.

Fshf
Fshf

Vllaznia pësoi një humbje minimale në transfertë, një rezultat që i jep mundësinë të besojnë në një tjetër përmbysje. Ndaj qipriotëve kërkohet një ndeshje perfekte, por trajneri Brdaric duhet të bëjë llogaritë me dy mungesa shumë të rëndësishme, braziliani Da Silva dhe sulmuesi Gjurgjevic. Lajmi i mirë është rikthimi i Ardit Hoxhaj i cili është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit dhe pritet të zbresë në fushë si titullarë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb