Juve po mbyll një sezon jo pozitiv, jashtë gare për titull dhe jashtë Champions Leguae që në fazën e 1/8. Objektivi i vetëm në 7 javët e mbetura është të blindojë prezencën e tyre në turneun më të rëndësishëm në rang klubesh, në të kundër, do të ishte thuajse e pamundur që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të projektojnë një merkato me emra të rëndësishëm.

Pas Vlahovic dhe Zakaria, dy afrimet e janarit, projekti bardhezi vijon në verë. Objektivi i parë mbetet Zaniolo, i cili shihet si pasuesi i Dybala por së fundmi ka dalë edhe emri i Angel Di Maria, i cili është në përfundim të kontratës me PSG.

Juve
Juve

Allegrit dhe stafit të tij i pëlqen shumë edhe Demebel, edhe ai si Di Maria është në skadencë të kontratës me Barcelonën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb