VLORE-Policia e Vlorës arrestoi të martën një 47- vjeçar nga ky qytet, i cili kërkohej nga drejtësia italiane si i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, Agron Ibrahim Jakupi, u kap gjatë një aksioni të strukturave të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë. “Jakupi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak se Gjykata e Leçes (Itali), kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, me tendencë trafikimin e lëndëve narkotike dhe emigracion të paligjshëm”, bënë të ditur burime zyrtare të policisë së Vlorës.
Mësohet se 47 -vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë, pas përfundimit të procedurave përkatëse.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: