Kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri që kërkoi një ditë më parë çregjistrimin në KQZ nga zgjedhjet për pushtetin vendor të 30 qershorit, tregon pse KQZ-ja e refuzoi dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë.

I ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 ku edhe është avokat prej vitesh, Beqiri sqaroi se e kundërshton vendimin e KQZ-së për të mos e çregjistruar.

“Deri sa futem në një garë kam të drejtë edhe të tërhiqem. Ne e bëmë edhe në 2017 se na penalizonte sistemi zgjedhor. Thamë që ligji sillte vetëm republika kryeministrore dhe u tërhoqëm”,- sqaroi ai.

Shpresa e vetme për të tashmë mbetet Kolegji Zgjedhor.

“Jam i bindur që Kolegji Zgjedhor, autoriteti më i lartë për zgjedhjet do të japë një vendim ligjor. KQZ na tha se zgjedhje ka në 30 qershor dhe se është bërë fleta e votimit dhe nuk zhbëhet më”,- shtoi ai.

Ju jeni ende në koalicion me zotin Rama, ju ka telefonuar?

Idajet Beqiri: Ata nuk e kanë pritur mirë këtë, por nuk është se më ka takuar Ramën. Ata e konsiderojnë se hapi im çon ujë në mullerin e berishës Metës e Basshës Unë dua të coj ujë tek sovrani. Që dje kur më dhanë vendimni e rrëzua\r u mora të bëj ankimin

Telefonatë nga Meta?

Idajet Beqiri: Jo, jo fare

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb