Granit Xhaka, futbollisti me origjinë shqiptare i Zvicrës, do të jetë kapiteni i ‘helvetëve’ në sfidën e parë që ata do të luajnë pas pak çastesh në Ligën e Kombeve kundër Islandës.

Kjo vjen pak ditë pasi futbollisti së bashku me shqiptarin tjetër te Zvicrës, Shaqirin, kërkuan falje për festën me simbolin e shqiponjës në ndeshjen e Botërorit kundër Serbisë.

Xhaka u shpreh se ‘ishte një budallallëk që nuk do ta përsëriste kurrë’.

Ndërkohë sa i takon ndeshjes së sotme nga minuta e parë në lojë do të jetë edhe Shaqiri, ndërsa Valon Mehmedi, shqiptari me origjinë nga Maqedonia do të nisë nga stoli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb