Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një replikë në lidhje me deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk i kurseu kritikat për kryeparlamentaren Lindita Nikolli.

Ai i kërkoi Nikollës që të respektonte procedurën, dhe se mos të merrte urdhra nga kryeministri Edi Rama.

“Unë e kuptoj se je mësuar që të marrësh komanda me urdhra dhe butona, por kjo nuk është mbledhja e Asamblesë së PS, as mbledhje orligarësh as ndonjë azil në njësinë nr2, që mund të bësh gjërat si ke dashur, por këtu është Kuvend. I dalë nga masakra zgjedhore, por është Kuvendi! Këtu e para punës nuk kishte të drejtë që të çohej zonja me vjershën që i kishte parapërgatitur regjisori. Askush si përmendi emrin. Këtu është me regji qendrore. Është ajo regji qendrore që e mban në këmbë këtë shtet mafioz që i ka zënë grykën dhe SPAK, pasi gjysma prej jush nuk do të ishte këtu.

Se ku do isha e di unë mirë. Ta tregoj dhe unë ty se ku do isha. Të paktën zbato procedurën, mos u kthe në hije të Lenka Çukos. Procedura s’të jep të drejtë që ta kthesh Kuvendin në kotec. Por ndoshta ju keni hyrën si të hyni në një kotece, se s’keni respekt për votën. Por ne jo! Harroheni! Ndaj nëse s’do të ndash përgjegjësitë ti, përgjegjësinë për shkatërrimin që nisi me gjithë pasoja të asaj që është themeli i Kuvendit, ku është e drejta e opozitës për të thënë fjalën përmes respektimit rigoroz. Nëse s’je aty si dicpecer i ministrave dhe të atij që të ka vënë aty, minimumi bëj atë që ke premtuar në media; respekto procedurën. Replika i takonte kryetarit të opozitës.

Megjithatë, duke respektuar që të kesh reflektim, pasi pasojat bien mbi ty, pasi je skllavja morale e atij që të ka vënë. Se nuk të votuam ne, por thelbi është që të shmangeni nga reformat. Për të ndërtuar një burg në mendjen tuaj. Në vend që të mendoni se çfarë mendoj unë, reflektoni.”, tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: