Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën për heqjen e masës së pezullimit të ushtrimit të profesionit për mjekun Edvin Prifti.

Pavarësisht kërkesës së mjekut, Togat e zeza kanë refuzuar, duke lënë në fuqi vendimin.

Mjeku Prifti nuk i kurseu ironitë, ndërsa theksoi se; ‘Nuk prish provat duke operuar qytetarët nga zemra”.

Mes të tjerash kardiologu i njohur tha se pezullimi nga detyra për të është sikur t’i marrësh jetën.

“Të më pezullosh nga detyra është njësoj si të më marrësh jetën.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb