Të gjithëve na ka ndodhur që të justifikohemi duke thënë “jemi sëmur”, për të shpëtuar nga një provim i rëndësishëm në shkollë, apo për të marrë leje në punë.

Rasti i dytë është i një tifozeje angleze, e cila, i kërkoi shefit leje, me arsyetimin se nuk ndihet mirë.

37-vjeçarja Nina Farooqi, përkundrazi, jo vetëm që nuk ishte sëmurë, por udhëtoi për orë të tëra për të mbërritur në Londër, e për të shijuar gjysmëfinalen e

“Euro 2020”, që Anglia zhvilloi ndaj Danimarkës. Ajo tha se shoqja e saj kishte fituar bileta të minutës së fundit përmes një votimi dhe se kompania e saj nuk kishte gjasa t’ia jepte pushim, për shkak të numrit të vogël në staf.

Si një tifoze e zjarrtë e futbollit, mundësia ishte shumë e mirë dhe asaj iu desh të kapte një tren mesdite nga Leeds për në Londër, për të arritur në kohë për ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje.

Deri këtu gjithçka duket krejt në rregull, por “gënjeshtra” e Ninës zbulohet në ledin e madh të stadiumit të Wembleyt. Ajo shfaqet me mikeshën e saj duke festuar golin e barazimit të Anglisë. Ky imazh, nuk i ka kaluar pa shpëtuar shefit, që të nesërmen, e pushoi nga puna.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb