Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili kërkoi një masë më të butë ndaj tij. Çela akuzohet për “shpërdorimit të detyrës” dhe bashkëpunim me grupin e Moisi Habilajt.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës ankimoi vendimin e Shkallës së Parë, që refuzoi lirimin e tij nga qelia. Çela kërkon zbutje të masës “arrest në burg” me arsyetimin e tejkalimin të afatit të shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën e Apelit.

Aktualisht Çela po vuan një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ai ishte i bashkëpandehur në të njëjtin proces me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas ligjit, pretendon Çela, ai nuk mund të mbahet në burg, pasi nga dita e vendimit nga Apeli ka kaluar me shumë se një vit, ndërsa theksoi se për këtë shkak afatet e paraburgimit e kanë humbur efektin. Dosja penale ndodhet në Gjykatën e Larte dhe pret për t’u shqyrtuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: