Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, për ndryshimin e masës së sigurimit “arrest shtëpie”. Sota, aktualisht i pezulluar nga detyra, po hetohet nga SPAK për “shpërdorim të detyrës”.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se në të njëjtin vendim GJKKO i jep një muaj leje lëvizjeje Sotës, për nevoja të kujdesit shëndetësor të një familjari.

Prokurori kërkoi në Apel që të shfuqizohet masë e “arrestit në shtëpi” dhe të zëvendësohet. Gjatë operacionit “Shpirti” u bënë një sërë arrestimesh, mes biznesmenëve të njohur dhe 2 ish-truprojave të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Emri i Sotës doli gjatë dëshmisë së 2 skafistëve, të cilësuar si të penduarit ndaj drejtësisë. Ata pretendonin se Sota, qëndronte në një apartament me qira në Vlorë të paguar nga krerët e bandave. Prokurori nga ana e tij i ka mohuar këto zëra, duke shtuar se goditja e tij është e qëllimshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb