Zbardhet dosja që rrëzoi rekursin e ish-policit Jeton Lami që ka shërbyer si truprojë e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Në pretendimet e tij në rekursin e bërë ndaj vendimit të Apelit për ta lënë në burg, Lami shprehej se masa e sigurisë arrest me burg i rrezikonte jetën dhe kërkonte masa më të butë sigurie.

Por në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet se nuk ekzistojnë rrethanat në të cilat Jeton Lami mund të bëjë një rekurs të vendimit të marrë në shtatë shkurt.

VENDIMI:

“19. Kolegji Penal vlerëson se asnjë nga pretendimet e ngritura në rekurs nuk i referohet shkaqeve të rekursit të parashikuara nga 432 i Kodit të Procedurës Penale. Pjesa e pretendimeve në rekurs që ngre çështje të vlerësimit të provave del jashtë juridiksionit ekskluzivisht ligjor të Gjykatës së Lartë.

Në të gjitha rastet kur rekursi nuk i përmbahet shkaqeve të përcaktuara nga neni 432/1 i Kodit të Procedurës Penale, Kolegji Penal vendos mospranimin e rekursit.

Qëndrimi që mban Kolegji për rastin në shqyrtim, bazohet edhe në jurisprudencën e konsoliduar të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, që referon në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilave shkaqet e parashtruara në rekurs që rezultojnë haptazi të pabazuara vlerësohen si të papranueshme për pranimin e rekursit.

  1. Kolegji Penal vlerëson se asnjë nga pretendimet e parashtruara nga kërkuesi nuk i referohet shkaqeve të rekursit të parashikuara nga neni 432 i K.Pr.Penale.

Kolegji vlerëson se Gjykata e Apelit Tiranë ka arsyetuar vendimmarrjen e saj dhe nuk ka shkaqe për cënimin e saj.

Gjithashtu Kolegji nuk konstaton shkelje të ligjit material apo procedural penal prej Gjykatës së Apelit.

  1. Sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vlerëson se rekursi i paraqitur nga kërkuesi Jeton Lami kundër vendimit nr. 801 datë 20.09.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë nuk përmban ndonjë prej shkaqeve të sipërpërmendura dhe për rrjedhojë nuk mund të pranohet”,thuhet në vendim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb