Kërkesa e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili ndodhet në qeli nën akuzat për shpërdorim detyre, për ndryshimin e masës së sigurisë, është rrëzuar.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Gjykata e Posaçme ka vendosur që Koka të hetohet ende nën masën “Arrest me burg”.

Kujtojmë se çështja ndaj Lefter Kokës është ende në proces hetimi nga SPAK për dosjen e Inceneratorëve.

SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e” shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb