TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto i arrestuar me akuzën për korrupsion ka tërhequr kërkesën e bërë Gjykatës së Krimeve të Rënda për të pyetur si dëshmitar ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani.

Në seancën e sotme gjykata administroi provat shkresore të prokurorisë. Mes provave është edhe praktika e tenderimit të 31 majit 2016, si dhe procesverbalet e vëzhgimeve ambientale dhe telefonike.

Zoto bëri kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’, ndërkohë që Gjykata e ka refuzuar.

Ish-drejtori i Burgjeve është arrestuar shkurtin e këtij viti pasi akuzohet për korrupsion. Në tetor Zoto kërkoi të thirrej si dëshmitar edhe Ylli Manjani, Ministër Drejtësie në kohën kur ai ishte drejtor Burgjesh.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: