Një 47 vjeçar me origjinë shqiptare pa vdekjen në rrugët e Milanos. “La Republica” shkruan se viktima ishte i pastrehë, ndërsa u gjet i vdekur në një nga stolat në Rrugën “Sidoli” pranë zonës së Piazza Novelli.

Ishte një kalimtar i rastit, ai që njoftoi policinë. Karabinierët e mbërritur në vendngjarje vetëm se konfirmuan vdekjen e tij. Dyshohet se vala e parë e të ftohtit ka qenë shkak për vdekjen e tij.

Ditët e fundit, sipas provave të para të mbledhura nga policia, njeriu (mbi të cilin kishte një urdhër dëbimi) do të shfaqej disa herë në famullinë e zonës për të kërkuar një strehë të vogël nga i ftohti.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: