Gjykata rrëzon kërkesën e Arbër Çekaj për të u gjykuar me procedurë të zakonshme. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se më herët Çekaj i akuzuar për trafikun e kokainës në kontejnerët me banane nga Amerika Latine kishte kërkuar të mos gjykohej me gjykim të shkurtuar, por me procedurë të zakonshme.

Ndërkohë që Gjykata e Posaçme ka hedhur poshtë kërkesën e tij. Në shenjë proteste Arbër Çekaj ka braktisur seancën dhe ka larguar avokatët nga mbrojtja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb