Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Kevin McCarthy, refuzoi kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të jetë prezent në një seancë të përbashkët, ku do të mbante një fjalim.
“Ajo që më kërkuan ishte një seancë e përbashkët. Nuk kemi kohë për një seancë të përbashkët. Pra, unë bëra pikërisht atë që kam bërë me kryeministrin e Italisë apo dhe Britanisë”, tha McCarthy.
Kjo vjen pasi anëtarët e Kongresit mbeten të ndarë në lidhje me ndihmën për Ukrainën.
CNN shkruan se McCarthy gjithashtu shmangu të shihej publikisht me Zelensky. Ai u mohoi fotografëve zyrtarë aksesin në dhomën ku udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve takuan presidentin ukrainas, shtoi burimi. Por ai bëri foto me Zelensky gjatë një takimi me dyer të mbyllura dhe një burim ndau me CNN foto nga dhoma.
(BalkanWeb)