Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky thuhet se i është mohuar mundësia për të ndarë një mesazh paqeje përpara finales së Kupës së Botës nga drejtuesit e FIFA-s.

CNN raporton se zyra e Zelensky dëshironte të fliste me spektatorët përmes lidhjes video në mes të pushtimit rus, por u kundërshtua nga organi qeverisës më i madh futbollistik në botë.

Megjithatë, u shtua se bisedimet midis Ukrainës dhe FIFA-s ishin në vazhdim, me Zelensky që po punon shumë për të mbajtur në qendër të vëmendjes globale luftën ruse.

FIFA ka kërkuar të mbajë politikën jashtë Kupës së Botës dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore e refuzimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: