Apeli i GJKKO lë në burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ky i fundit kishte ankimuar masën “arrest me burg” në lidhje me akuzat për inceneratorin e Fierit.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka shtuar akuza të reja për ish-ministrin e Koka dhe ish-vartësin e tij, Alqi Bllako, që tashmë ndodhen të dy pas hekurave për aferën e inceneratorëve.

SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste të tjera, ku për 10 prej tyre është caktuar masa ‘arrest me burg’ dhe një në ‘arrest shtëpie’, ka ngarkuar ndaj Kokës dhe Bllakos akuza të reja shtesë për inceneratorin e Fierit.

NJOFTIMI I GJKKO
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më datë 05.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 10/214 akti, datë 28.12.2022 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim L.K., ndaj vendimit nr. 297 akti, datë 25.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt “Zëvendësimi i masës së sigurimit personal” dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 297 akti, datë 25.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb