Kryeprokurorja Arta Marku nga Shkodra ka marrë pjesë në analizën vjetore të prokurorisë, ndërsa ka folur edhe për mediat. Ajo u shpreh se prokurorët ia kanë dalë në punën e tyre, pavarësisht sfidave dhe problemeve apo dhe ndërhyrjeve poliitike.

Ajo  duke folur për analizën vjetore të Prokurorinë e Shkodrës tha se viti që lamë pas ka qenë një vit i vështirë, por jo i pamundur përballë sfidave të drejtësisë. Kryeprokurorja Marku pohoi se prokurorët nuk duhet ta shohin si kërcënimi procesin e vetingut, pasi kanë mbështetijen e saj dhe të ndërkombëtarëve.

“Vit jo i lehtë sepse i jeni nënshtruar vettingut. Ia keni dalë pavarësisht vështirësive. Pavarësi sdo të thotë kaos , kërkoj më shumë nga ju dhe të jeni të pavarur dhe të pandikuar në punën tuaj. Mos e shihni vetingun si ndëshkim. Keni mbështetjen time dhe të ndërkombëtareve. Ne shumë çështje politika ka ndërhyrë në punët tona por ju keni vazhduar punën tuaj.

Në shumë çështje politika ka ndërhyrë në punët tona por ju keni vazhduar punën tuaj. Shpeshherë jeni ndjerë të pasigurt dhe kjo padyshim që ka ndikuar në punën tuaj. Në qendër të debateve apo konflikteve politike ka qenë prokuroria. Politika i ka dhënë te drejtën vetes për te gjykuar çdo çështje tonën”, tha Marku.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb