Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një konferencë për mediat u shpreh se lufta kundër korrupsionit nuk do të ndalet.

Gjithashtu ai theksoi se nuk i druhet asnjë lloj presioni. Më tej Manja u shpreh se dosja e pronave është çështje shumë e nxehtë dhe se kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund.

“Unë nuk i druhem asnjë lloj presioni, qeveria shqiptare, kryeministri Rama është i qartë në këtë betejë me korrupsionin në administratën publike. Dosja e pronave është çështja më e nxehtë.

Ne presin në qershor çeljen e negociatave dhe kapitulli 23 është kapitulli i parë që do të hapet dhe ne do të duhet të kemi përgjigje të qarta dhe shteruese. Unë kërkoj nga agjencitë vetëm zbatimin e ligjit. Unë po jap kontributin tim modest për proceset e integrimit të vendit. Unë më duket se sot denoncova zyrtarë të lartë , lufta është lufta kundër korrupsioni dhe do ta bëjmë çdo ditë , unë nuk i druhem asnjë lloj korrupsioni sepse ky është vullneti i kësaj qeverie. Sa i takon negociatave un di të them që ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë, Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë”, tha ndër të tjera Manja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb