Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka diskutuar sot për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe situatën politike në vend gjatë një interviste në studion e News24.
Teliti theksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke deklaruar se ky është një objektiv i përbashkët për të gjithë në politikën shqiptare.
“Ne kërkojmë të integrohemi në BE me kokën lart,” u shpreh ai. Ai kritikoi mënyrën aktuale të qeverisjes, duke theksuar se nuk është e mundur të arrihet integrimi në BE duke dërguar shqiptarët jashtë vendit.
Ai theksoi se pensionet duhet të rriten, duke u shprehur se “nuk do të kemi pensione më të ulëta se 200 mijë lekë,” dhe se rritja e pensioneve më të larta do të varet nga kontributi i secilit.
Ai propozoi se me vetëm 3% të buxhetit aktual, mund të zgjidhet problematika e minimumit jetik, duke e cilësuar këtë si një qasje të thjeshtë dhe të qartë.
“Ne kërkojmë të integrohemi në BE me kokën lart. Të gjithë e kemi objektivë në politikën shqiptare integrimin evropian, por ndryshojmë në mënyrën si duhet të shkojmë. Nuk integrohesh dot në BE duke çuar shqiptarët jashtë vendit. Nuk do të kemi pensione më të ulëta se 200 mijë lekë, ndërsa pensionet më të larta varen nga kontributi. Me 3% të buxhetit të sotëm ne zgjidhim problematikën e minimumit jetik. Është shumë e qartë dhe e thjeshtë”, tha ai mes të tjerash.