Komandantët rusë janë duke detyruar civilët ukrainas të kalojnë nëpër fushat e mbushura me mina në mënyrë që të zbulojnë rrugën e sigurtë, thuhet në një raport të ri nga pala ukrainase.

Qendra Kombëtare e Rezistencës së Ukrainës deklaroi të hënën se kishte marrë raporte se qytetarë ukrainas në pjesë të Zaporizhzhias e cila kontrollohet nga Rusia, ishin detyruar të ecnin nëpër fushat e minuara.

Raporti pretendon se trupat ruse vëzhgonin civilët e tmerruar dhe gjurmonin hapat e tyre për të gjetur një shteg përmes fushave të mbushura me bomba të fshehura.

Zona të mëdha të territorit ukrainas janë mbushur me mina që kur forcat ruse nisën pushtimin më 24 shkurt 2022, duke zënë rreth 40% të zonës, sipas kryeministrit Denys Shmyhal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: