VLORË

Në shenjë proteste, për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë, bizneset në Lungomaren e Vlorës kanë vendosur në sfond himnin kombëtar.

Pak minuta para orës 22:00, që është edhe orari kur lejohet muzika në lokale sipas aktit normativ, në këto lokale është vendosur himni në shenjë proteste.

Operatorët e zonës kanë paralajmëruar protesta për ndryshimin e fashës orare, pasi sipas tyre, kjo po i pengon në biznes përgjatë sezonit veror, kur ka edhe shtim të numrit të turistëve.

Sipas operatorëve, ora policore aktuale, ka bërë që bizneset të përballen me kushte të vështira ekonomike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb