TIRANË 

Gjykata Administrative rrëzon padinë për Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi, pasi pjesëtarët e familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se Simsek paditi Drejtorinë e Azilit dhe shtetësisë në Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Kombëtar për azilin dhe refugjatët dhe kërkoi nga gjykata t’i urdhëronte këto dy institucione t’i pranonin kërkesën e tij për azil në vendin tonë.

Për momentin ai ka mundësinë e Apelimit të vendimit dhe nëse rrëzohet edhe në Apel Administrativ rrezikon dënimin drejt Turqisë, si miku i tij Harun Çelik.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb