Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në Neës24 ka thënë se kryeministri Rama ka ndërmarrë sulmin ndaj Prestige Resort teksa synimi është media dhe se shqetësimi i tij qëndron se mediat po i paraqesin një realitet që nuk është ai që sheh dhe thotë ai.

Sipas tij Rama planifikon që të kontrollojë mediat duke bërë një reformë që ato të jenë edhe më të kontrolluara edhe me forcë ndërkombëtare.

Ai shtoi se Ramës dikur i duheshin oligarkët, ndërsa sot ai është lidhur me krimin e organizuar pasi sipas tij ata kanë paratë e mëdha.

“Pse po e bën Rama këtë, biem të gjithë dakord që synimi i tij nuk është resorti por media. Tani lind pyetja, pse media dhe çfarë e shqetëson te media. E shqetëson se Shqipëria ka rënë në nivelin e mediave edhe ndërkombëtarisht. Shqetësimi i tij për mediat që po i paraqesin një realitet që nuk është ai që sheh dhe thotë ai. Ana racionale këtu është që ky kërkon të mbrojë veten kur i thonë shiko çfarë ndodh në vend. Një nga projektet e tij është si të eliminojë këto.

Ky e hoqi drejtësinë nga 3 banda që e kontrollonin, ky tani ka projektin që t’i bëjë të gjithë mediat, ose t’i eliminojë, ose t’i rreshtojë. Një nga format është që i akuzon, thotë që jam viktimë e mediave dhe që u bëjnë presion dhe nuk e lënë të punojë për popullin. Duke sensibilizuar ndërkombëtarët me këtë projekt. Ky kërkon të bëjë një reformë me mediat që edhe ato të jenë më të kontrolluara, dhe me forcë ndërkombëtare. Këtu ka edhe një problem tjetër, dikur i duheshin një pjesë e mirë e oligarkëve, tani ky është lidhur me krimin e organizuar, paratë e mëdha i kanë ata. Ne do t’i qajmë oligarkët që i kemi sharë sepse krimi i organizuar po bëhet sponsori më i plotë i kësaj qeverie”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb