Bayern Mynchen pasi është njohur me kërkesën e Robert Lewandowskit për t’u larguar po tenton të bëjë çmos që sulmuesi të mbetet në “Allianz Arena”.

Madje së fundmi, mund të konsiderohet edhe në formë presioni, gjermanët sipas ‘Bild’ ia kanë bërë të qartë agjentit të lojtarit se nëse nuk sjell një shumë prej 200 mln eurosh nuk do t’i përgjigjen as në telefon.

Për “Cadena Ser”, ndërkohë, Lewandowski dëshiron të shkojë te Reali i Madridit, ndërsa alternativat janë Mançester United, Chelsea, PSG dhe ndoshta Juventusi, por çmimi i fiksuar nga bavarezët duket i papërballueshëm dhe askush nuk ka në plan ta paguajë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb