Mjekët, infermierët, kujdestarët, punonjësit në blegtorisë, punëtorët dhe inxhinierët elektrikë, si dhe punonjësit në sektorin e turizmit (kryesisht kamerierë të kualifikuar dhe kuzhinierët), janë personat më të kërkuar për punë jashtë vendit. “Për këto profesione ka nevojë të madhe në të gjithë Bashkimin Evropian, sipas Qendrës për Punësim të Kroacisë (CES)”-shkruajnë mediat. Punët sezonale janë më të zakonshmet në industrinë e turizmit dhe mikpritjes, megjithëse, kuzhinierët dhe kamerierët e kualifikuar do të kenë mundësi që të punësohen më lehtë, veçanërisht nëse sezonin e kaluar kanë punuar dhe e kanë treguar veten. Në pothuajse 80 për qind të rasteve janë të nevojshme aftësitë gjuhësore, 61 për qind të punëdhënësve kërkojnë nga punëtori njohuri të avancuara të gjuhës angleze, ndërsa 21 për qind të gjuhës gjermane.
Norvegjia
Norvegjia ka nevojë për profesionistë të eksplorimit të naftës dhe gazit. Kërkohen edhe inxhinierë dhe teknikë të ndërtimit, profesionistë në IT, kuzhinierë dhe furrtarë.
Gjermania
Gjermania ka nevojë më së shumti për kujdestarë të moshuarve dhe fëmijëve, në industrinë e mikpritjes, por edhe në profesione teknike. Gjithashtu kërkohen edhe elektricistë dhe hidro-teknikë.
Zvicra
Pjesa zvicerane pranë kufirit me Francën në traditë mbeten punimi i orërave, ndaj në këtë zonë gjithnjë e më tepër po kërkohen profesionistë të kësaj fushe.
Austria
Austria ka të zhvilluar turizmin dimëror, gjatë së cilës, rritet nevoja për kamerierë të kualifikuar dhe kuzhinierë.
Danimarka
Në rajonin kufitar të Danimarkës dhe Suedisë (Lugina Medicon) është e përqendruar në industrinë farmaceutike dhe bioteknologji, ku është rritur edhe kërkesa për punëtorë në këtë sektor.
Suedia
Në Suedi, më së shumti ka kërkesa për kuzhinierë dhe muratorë.
(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb