Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, në studion e News24 ka deklaruar se opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm në seancën e sotme në Kuvend në mënyrë që t’i kërkohej llogari në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen McGanigal.

Vasili tha se qëllimi i korruptimit të ish zyrtarit të FBI-së, ka qenë asgjësimi i pluralizmit në vend dhe goditja e opozitës.

“Situata mund të shmangej dhe seanca të zhvillohej normalisht.

Duhej prania e kryeministrit sepse ishte një ngjarje e nivelit botëror, ajo e çështjes McGanigal.

Shkallë e lartë korruptimi që shtrihet në shumë drejtim dhe kur kryeministri shqiptarë, për herë ët parë në histori përmendet 14 herë në 9 akuza.
Propaganda e Ramës përpiqet të thotë janë vetëm 2 kauza, por në fakt janë 9 të tilla.

Shkalla e kompromentimit të Ramës është shokuese.

Hera e parë që një kryeministër është i përfshirë personalisht në korruptimin e një zyrtari kaq të lartë.

Kjo duhej të ishte pjesë e rendit të ditës e të diskutohej në Kuvend.

Në krye të qeverisë kemi një mafioz korrupsioni të cilit arrin deri në SHBA, e gjitha për të asgjësuar pluralizmin në Shqipëri e për të goditur opozitën.

Ne sot kërkonim ballafaqim dhe t’i thonim Ramës se e ka kthyer zyrën e kryeministrit në një çerdhe mafiozësh.

Rama nuk bashkëjeton dot me pluralizmin politik.

Sa për 21 janarin, është problem i Ramës sepse komandantin e togës së pushkatarëve të Gardës e ka kryetar bashkie në Burrel, e ka të qepur gojën.

Ky është raporti i tij me 21 janarin. Të zbardhë se cili ka qenë roli i tij në 21 janar. Shpërblimi i tij duke e vënë në krye të bashkisë, ky është 21 Janari i Edi Ramës”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: