Dy burra, kanë grabitur një dyqan në Dudley të Anglisë, nën kërcënimin e një hanxhari. Sipas mediave të huaja, dy burrat hynë në dyqanin në Old Park Road dhe kërcënuan punëtorin duke i kërkuar paratë.

Ata mbërritën dhe u larguan nga vendi i ngjarjes me një Audi të bardhë, që po drejtohej nga një person tjetër, bazuar në deklaratën e policisë.
Uniformat blu, kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar personat e përfshirë dhe përbri kërkesës ato kanë publikuar dhe videon e momentit të grabitjes.

“E dimë që fytyrat e tyre janë mbuluar në pamjet nga kamerat e sigurisë, por ky mund të ketë qenë një incident shumë i rëndë dhe e dimë që dikush mund të ketë informacione”, thuhet në deklaratën e policisë.

Pamjet mund t’i shihni këtu: VIDEO

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: