Është ndërprerë që prej orës 8:00 të mëngjesit të sotëm procesi i numërimit në KZAZ e Marqinetit, Vorë.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se prej orëve të para të mëngjesit, procesi i numërimit është ndërprerë, me arsyetimin se komisionerët janë të lodhur.

Në mënyrë unanime, mes të gjithë komisionerëve të subjekteve politike, është vendosur që procesi të rinisë në orën 11:30, por në këtë orar, nuk është paraqitur asnjë nga komisionerët, veçse kryetarit të KZAZ.

“Komisionerët kanë qenë të lodhur dhe kanë marrë pushim, në këtë KZAZ janë 44 qendra votimi. Nuk ka rinisur procesi, në KZAZ është paraqitur vetëm kryetari dhe jo anëtarët e tjerë. Nuk janë paraqitur asnjë prej numëruesve të tre krahëve politikë.

Kanë ardhur disa vëzhgues, por policia nuk i ka lënë sepe duhet të jenë kryetari, nënkryetari. Unë jam në ambientet e jashtme”, u shpreh gazetarja.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb