Deputeti Myslim Murrizi, në fjalën e tij në parlament deklaroi se në Kuvendin e shtatorit, rrezikohet që të ketë sërish spiunë të Sigurimit të Shtetit.

Murrizi theksoi se duhet bërë gjithçka,që spiunët të mos lejohen të ulen në parlament.

“Shqipëria ka pasur 156 mijë bashkëpunëtorë në  dijeninë time. Do të doja të di sa është numri i anëtarëve të Sigurimit të Shtetit? 583 vazhdojnë që të jenë në administratën shtetërore, 71 janë në Shërbimin Informator. Ka pasur kryeministra, presidentë spiunë të Sigurimit të Shtetit. Edhe studiot televizive kjanjë mbushur me spiunë të Sigurimit të Shtetit. Kurrë s’kanë pasur këllqe që të marrin iniciativa si shtete si Gjermania.

Publiku duhet ta thotë qartë të kaluarën e regjimit diktatorial. Do jetë salla e mbushur me spiunë edhe në shtator. Studio më studio shkojnë qukapiku, korani, shishja e qumështit, deri tek ai i pafytyrë që ka marrë pseudonim mbiemrin tim Murrizi. Kërminjtë, bastardët dhe të pafytyrët e kanë gjetur anën e vet. Shqiptarët duhet të dinë sa funksionarë publikë kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Janë futur në këtë sallë xhelati dhe viktima”, tha ai.

Më tej, Murrizi vlerësoi se shqiptarët më së paku duhet ta dinë nëse të zgjedhurit e tyre kanë qenë apo jo spiunë.

“Do të vijë kërmilli këtu në parlament në shtator e do të bëjë betimin prapë. Rama, Kryemadhi dhe Basha nuk kanë dërguar asnjë njeri për verifikim nëse janë apo jo bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Këta janë raca më bastarde, kanë çuar në plumb njerëz. Ata që vijnë nga Partia Nënë, janë akoma në politikë. U bënë 30 vjet e po shkoj unë në prag të pensionit, e këta bastardë nuk bëjnë ligj këtu që mos të ketë listë të kuqe. Ka pasur madje edhe bashkëpunëtorë të serbit që kanë qenë në këtë parlament. Shqiptarët më së paku duhet ta dinë se cilin do votojnë, kush është spiuni”, u shpreh Murrizi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb