Nga: ZONJA KATERINA
Përbërësit:
* 500 gr mish të grirë
* 🧅 1 qepë, e grirë imët
* 🍞 1-2 feta bukë, të njomura në ujë
* 🥚 1 vezë
* 🫒 3-5 lugë vaj
* 🌿 Majdanoz, i grirë imët
* 🧂 Kripë, piper
* Miell për t’i pudrosur kërnackat
Për salcën:
* 1 lugë miell
* 2-3 lugë uthull
* 🧄 3-4 thelpinj hudhra, të shtypura
* 1 lugë salcë domate
* 🧂 Kripë, piper, dafinë
* 🌿 Majdanoz për servirje
Udhëzime:
1. Përzieje mishin e grirë me qepën, bukën, vezën, majdanozin, kripën dhe piperin. Formo kërnackat dhe pudrosi me miell.
2. Skuqi lehtë kërnackat në vaj dhe vendosi në tavë.
3. Përgatis salcën duke skuqur miellin dhe shtuar uthullën, hudhrat, salcën e domates, kripën, piperin dhe dafinën.
4. Hidhe salcën mbi kërnacka dhe piqi në furrë për rreth 30 minuta.
5. Servire me majdanoz të freskët sipër.