E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-deputetja e LSI Floida Kërpaçi ka folur për situatën që po kalon vendi nga pandemia e covid-19. Kërpaçi u shpreh se pandemia tregoi mungesën e lidershipit dhe keqmenaxhimin e situatës, e cila solli pasoja të rënda tek qytetarët.

“Pandemia tregoi se jemi në krizë lidershipi dhe se ka mungesa në mbështetje shëndetësore dhe ekonomike, të cilat sollën shumë biznese të falimentuara dhe qytetarë të hequr nga puna. Njerëzit kanë humbur besimin për shkak të keqmenaxhimit të situatës. Kemi shumë qytetarë që po e përballojnë infektimin me covid-19 me kosto të larta në shtëpi dhe pa rimburësim barnash apo mbështetje financiare. Janë kosto që përllogariten në 2 mijë euro. Ne kemi dalë me propozimet tona, askush nuk na ka dëgjuar. Kërkuam rritje të testimeve, përmes të cilave parandalohet përhapja e infeksionit dhe nis trajtimi. Qeveria nuk ndihmoi qytetarët dhe nuk investoi në sistemin shëndetësor, apo mbrojtjen e atyre që janë në vijen e parë. Qytetarët kanë marrë kredi, janë futur në borxhe për t’u trajtuar në shtëpi. Kemi shtet jofunksional, mungesë lidershipi të theksuar dhe qeveri që ka vetëm propagandën dhe jo ndihën ndaj qytetarëve”-tha Kërpaçi.

Ish-deputetja e LSI u ndal edhe tek prioritetet e LSI për zgjedhjet e 25 prillit.

“Ka një krizë të madhe besimi dhe dëshire nga të rinjtë për t’u larguar nga Shqipëria. Kemi dështim të arsimit në Shqipëi, nuk u arrit të menxhohej mësimi online. Kush do ta përballonte këtë faturë ekonomike, pasi shteti nuk ishte askund. Asnjë klasë nuk është dixhitalizuar, mijëra maturantë humbën të drejtën për të ndjekur arsimin e lartë. Prioriteti i LSI është arsimi, buxhetimi i tj. Rritja e buxhetit me 5%, prioritet i LSI ditën kur do vijë në pushtet, taksa 1% dedikuar arsimit, duke taksuar kompanitë e oligarkëve. Do rrisim pagat e mësuesve, të jenë më dinjitoze, të përmirësojmë infrastrukturën në shkolla tona. Arsim cilësor dhe puënsim të mirëpagur do t’i bëjmë që ditët e para të pushtetit”-deklaroi Floida Kërpaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: