Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi ka vizituar Baldushkun në prag të festës së Vitit të Ri.

Kërpaçi shprehet se ka takuar në këtë fshat nënë Meremen, duke shtuar se në zonë u njoh me njerëz të mrekullueshëm, që punojnë me përkushtim për të ofruar prodhime vendi të sigurta. Më tej, Kërpaçi thekson se pandemia ka lënë gjurmë në ekonominë e vendit, ndaj duhet ta mbështesim njëri-tjetrin.

  • foto galeri

Postimi i ish-deputetes së LSI-së Floida Kërpaçi:

Përshëndetje nga Baldushku, te nënë Maremja. Në këtë zonë takova njerëz të mrekullueshëm që punojnë me përkushtim për të ofruar prodhime vendi të sigurta.

Pandemia ka lënë gjurmë që do zgjasin, ndaj gjatë festave dhe jo vetëm, kur shpenzojmë është mirë të shohim pranë shtëpisë dhe komunitetit. Le të mbeshtesim njëri-tjetrin për tu ringritur ??

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb