Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi i ka bërë thirrje qeverisë që t’ju vijë në ndihmë familjeve shqiptarë që ndodhen në izolim për shkak të koronavirusit, duke iu siguruar ushqimin, barnat apo dhe transportin.

Teksa ka publikuar mesazhin e dy vajzave të reja, që çdo ditë hasen me problemin e transportit, duke bërë që të ecin në këmbë, thekson se qytetarët nuk mund të trajtohen si kavje.
Ja postimi i plotë:

MESAZHI I KERPACIT
(Foto)Pra që ta kuptojmë qartë!

Kryeministri thotë mbylluni në shtëpi, por lejon punën e call centerave, fasonerive, dhe disa bizneseve të tjera. Autobuza s’ka, biçikleta nuk lejohet, automjeti jo e jo. Madje dhe ecja në këmbë është me orar!

Për këtë arsye, sot me qindra qytetarë janë nisur drejt punëve të tyre në këmbë, në atë 1 orarshin e lejuar nga qeveria dhe do duhet të kthehen në shtëpi sërisht Në KËMBË në atë 60 minutëshin e lejuar pasdite.

Të tentosh të krahasosh gjendjen tonë me BE apo SHBA ku punojësve u njihet në pagë edhe kostoja e udhëtimit në punë është e kotë pasi këtu çdo gjë është përmbys.

Për shkak të koronavirusit nuk do të thotë se njerëzit mund të trajtohen si kavie eksperimentale. Madje pse kemi koronavirusin nëpër këmbë, është një arsye më shumë pse njerëzit duhen trajtuar të barabartë të gjithë!

Kërkesa e drejtë që vjen nga punojësit është minimalisht transporti!

Për sa kohë do të zgjasë ky eksperiment ose të mbyllen të gjitha aktivitetet private dhe qeveria të dedikojë fond që familjet të sigurojnë ushqim, barna mjekësore, etj. gjatë karantinës, ose minimalisht për ata që do duhet të shkojnë në punë gjatë të vendosi transport publik të dedikuar që plotëson kushtet e higjienës.

E DREJTA E PUNËS BASHKË ME TË GJITHA TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT NUK MUND TË MOHOEN E CËNOHEN! NËSE KRYEMINISTRI MENDON SE KORONAVIRUSI VEPRON ME ORARE, NJERËZIT MBETEN NJERËZ NË ÇDO KOHË DHE ASNJË MASË NUK DUHET TË CËNOJË DINJITETIN DHE TË DREJTAT E TYRE!

Auto Rluskoni Twitter 15844391671584440871
Auto Rluskoni Twitter 15844391671584440871

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb