Kryetarja e LRI Floida Kërpaçi ka postuar një foto në rrjetet sociale me një vajzë, të cilën e prezanton, duke thënë se është një studente ekselente.\

Kërpaçi shprehet se studentët më të mirë po ikin në një vend të marrë peng nga bandat në pushtet. Ajo vlerëson se me ikjen e të rinjve dhe studentëve të mirë-arsimuar, vendi ynëpo shkon keq e më keq.

  • foto galeri

Postimi i Floida Kërpaçit:

Jam ndjerë shumë keq që Olta, një vajzë e re të cilën e njihja shumë mirë, studente ekselente dhe mjaft e zonja në profesionin e saj si fizioterapiste, u largua nga vendi ynë për të gjetur punësim e ndërtuar jetën në Gjermani!

Me ikjen e të rinjve, Shqipërisë po i ikën e ardhmja. Ata janë mjekët e së ardhmes, mësuesit, farmacistët, ekonomistët, gazetarët apo profesionistët e tjerë pa të cilët Shqipëria do shkojë keq e më keq!

Edi Rama dhe qeveria e bandave ka kapur shtetin, ka vrarë ëndrrat, nuk i ka dhënë asnjë mbështetje të rinjve! #ZEROMBËSHTETJE Pas refuzimit kombëtar ndaj votimeve moniste të 30 qershorit, forca jonë do ta thyej këtë regjim që i shërben një grushti njerëzish dhe jo qytetarëve të Shqipërisë!

#8Korrik #Protesto #ShqipëriaShtëpiaJuaj?

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb