Nga: ZONJA VJOLLCA*

400 gr kërpudha
200 gr bizele
1 kokërr qepë
1 spec jeshil
2 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle xhinxhër të grirë
1 bustinë shafran
1 lugë kafeje piper të kuq
½ lugë kafeje koriandër pluhur
½ lugë kafeje sheqer
50 ml salcë domate
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle ajkë
Kripë

Fillimisht pastrojmë dhe presim në katër pjesë kërpudhat. Në një tigan të thellë vendosim 3 lugë gjelle vaj ulliri, shtojmë qepën të grirë në kubikë të vegjël dhe një spec jeshil të grirë hollë. I trazojmë për 1 minutë duke shtuar më pas 2 thelpinj hudhër dhe një lugë gjelle xhinxhër të grirë në rende. Vazhdojmë ta trazojmë derisa qepa të fillojë të zverdhet pak, më pas shtojmë një gotë të vogël ujë, shafranin dhe koriandrën. I trazojmë të gjithë përbërësit në zjarr mesatar derisa qepa dhe erëzat të marrin trajtën e një salce, shtojmë dhe salcën e domates bashkë me kërpudhat e bizelet. Shtojmë dhe një gotë tjetër ujë derisa të mbulohen të gjithë përbërësit, vendosim kapakun dhe e lëmë gatimin të ziejë. Në fund fare hedhim kripën, ½ lugë kafeje sheqer dhe ajkën.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: