Nga: ZONJA VJOLLCA*
Kërpudha të mbushura me kungull

500 gr kërpudha
1-2 kunguj të njomë
3 qepë të njoma
50 gr djathë parmixhano
2 lugë gjelle gjalpë
Kripë
Piper i zi

Fillimisht pastrojmë kërpudhat, heqim bishtat dhe pjesën e brendshme të cilën e presim imët. Grijmë kungullin në rende, gjithashtu dhe qepën e grijmë imët. Vendosim në tigan 1 lugë gjalpë, shtojmë kërpudhat e grira, kungullin dhe qepët dhe i kaurdisim për 8 minuta. E rregullojmë gatimin me kripë dhe piper dhe në fund pasi e largojmë tiganin nga zjarri shtojmë djathin parmixhano. Mbushim kërpudhat, i vemë në një tavë të lyer me gjalpë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: