Nga: ZONJA VJOLLCA
KERPUDHA TE MBUSHURA
500 gr kërpudha
50 gr djathë të butë
1 kokërr domate
1 kokërr patate
1 spec jeshil
½ tufë majdanoz
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht pastrojmë kërpudhat. Pjesën e brendshme të tyre si dhe bishtat i grijmë në rende. I vendosim në një tas duke i bashkuar me domate të prera në kubikë, patate dhe spec jeshil të prerë gjithashtu në kubikë të vegjël, majdanoz të grirë hollë, kripë dhe piper të zi. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit duke shtuar dhe dy lugë gjelle vaj ulliri. Me këtë masë të përgatitur mbushim kërpudhat. I vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 15 minuta. Pas 15 minutash e nxjerrim tavën, pudrosim kërpudhat me djathë të grirë dhe e vendosim përsëri në furrë për 4-5 minuta të tjera.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb