SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry deklaroi sot se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, për të cilën britanikët votuan javën e kaluar, mund të mos ndodhë kurrë, duke theksuar se Londra nuk është gati të largohet.

Ai u shpreh pas një takimi me kryeministrin britanik, David Cameron, duke njoftuar se “shefi i qeverisë është i paaftë të negociojë një largim që nuk e kërkon”.

“Është një divorc shumë i komplikuar”, shtoi shefi amerikan i diplomacisë.

Kerry, që u takua të hënën në rezidencën zyrtare të kryeministrit britanik me Cameron dhe theksoi se “kryeministri nuk dëshiron të aktivizojë nenin 50 të traktatit të Lisbonës, që do të fillonte një numërimin mbrapa prej dy vitesh për të përmbushur Brexit”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: