AMAN- Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, njoftoi sot në Aman nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Jordanisë dhe Izraelit në lidhje me masat e reja që do të udhëzojnë rendin dhe qetësinë në Sheshin e Xhamive në Jeruzalem, një përpjekje për të frenuar aktet e dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve.

”Rreth këtyre masave priten të jepen më tepër detaje sot në mbrëmje nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu”, pohoi Kerry në prani të homologut të tij jordanez, Nasser Judeh në përfundim të takimit me Mbretin e Jordanisë, Abdallah II.

Ai saktësoi se Netanyahu ka pranuar sugjerimin e mbretit Abdallah për të monitoruar një mbikëqyrje me anë të pamjeve të regjistruara nga kamerat 24 orë të shpërndara në të gjitha pikat në Sheshin e Xhamive.

Kerry e cilësoi këtë mendim si zgjidhje të përkryer.

Izraeli ka rënë gjithashtu dakort për respektimin e plotë të rolit të veçantë të Jordanisë, mbrojtëse e vendeve të shenjta.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: