SHBA- Marrëveshja e shkëmbimit të tregtisë së lirë në proces negociatash mes BE-së dhe SHBA-së mund të zbusë efektet negative që lidhen me daljen e Britanisë së Madhe nga blloku evropian, pohoi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në vizitë në Bruksel.

“TTIP-ja marrëveshja e tregtisë së lirë dhe e investimeve SHBA-BE po merr një rëndësi të veçantë pasi bëhet fjalë për një treg mjaft të gjerë dhe marrëveshja zotëron një kapacitet mjaft të rëndësishëm për të baraspeshuar çdo efekt negativ si rezultat i marrëveshjes që po negociohet mes Britanisë së madhe dhe BE-së”, u shpreh Kerry gjatë një konference shtypi në prani të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

John Kerry shprehu keqardhje për komentet negative të disa evropianëve, nga shoqëria civile ose rrethi i politikës në lidhje me marrëveshjen e tregtisë dhe investimeve SHBA-BE, që përkon me raundin e 14-të të negociatave dhe ka për qëllim krijimin e zonës më të madhe të shkëmbimit të tregtisë së lirë në botë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: