SOFJE– Masakrat e kryera së fundi nga Boko Haram në Nigeri janë një krim kundër njerëzimit, theksoi sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry sot në Sofje, ndërkohë që islamikët e armatosur kanë kryer në fillim të muajit janar sulmet më të përgjakshme që prej vitit 2009.

“Masakra e fundit është një krim kundër njerëzimit dhe asgjë tjetër. Është masakra më e tmerrshme kundër të pafajshmëve”, theksoi shefi i diplomacisë amerikane gjatë një konference shtypi.

Sipas organizatës ”Amnesty international”, qindra persona mund të jenë vrarë nga kryengritësit gjatë shkatërrimit të Baga, qendër tregtare në verilindje të Nigerisë, pranë liqenit Tchad dhe mjediset përeth në një ofensivë të ndërmarrë më 3 janar nga kryengritësit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: